Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po zhvillon sot një bashkëbisedim me gazetarët, ku po i përgjigjet interesit të tyre për çështjet më të nxehta politike në vend. Ndër të tjera Balla u pyet edhe për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balla është shprehur se do të respektohet çdo vendimmarrje e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kuvendi e ka thënë fjalën e tij duke e shkarkuar me shumicë votash.
Deklarata e Ballës:
“Kjo nuk është një pyetje që unë mund ti jap përgjigje sot. Ajo që ne kemi thënë që prej ditës së parë pas miratimit të shkarkimit, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, ne do të respektojmë çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese. Do të mirëpresim vendimin dhe nuk do të bëjmë asnjë koment. Ne kemi vendosur një standard të cilin e respektojmë tashmë, nuk komentojmë vendimet e gjykatave por vetëm i zbatojmë ato. Ne jemi shprehur dhe qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe në kemi votuar për shkarkimin e tij, por nga ai moment nuk kemi dhënë asnjë koment pasi nuk i bën mirë çështjes. Gjykata Kushtetuese sipas afateve dhe të shprehet në fund të janarit ose në mes të shkurtit për rastin në fjalë. Kjo është një çështje që e ka përgjigjen e vet, Në fillim të muajit prill kuvendi i Shqipërisë do të hyjë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nëse do të ketë shkarkim kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson dhe kur nisin procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, nuk do të ketë vakum ligjor”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post