Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh tepër i revoltuar mbrëmjen e djeshme për ata persona që kanë shitur votën në 25 prill për një muaj punë në administratë.
“Ata që janë punësuar përkohësisht për zgjedhje, më vjen mirë që nuk u financohen kontrata e tyre. Shiten e blihen si delet, i plaçin sytë, se gënjehen për një rrogë, kaq e trashë është rrena.
Tani të paguajnë për 5 vite të tjera. Demokracia nga populli vjen. Nëse njerëzit pranojnë liderin e fortë dhe lacin me para, tani s’kemi çfarë t’i themi kësaj gjëje.”, – tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post