Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën. Disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve në kabina, ndërkohë në Liqenin Artificial niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale.
Ende nuk ka një njoftim zyratar nga Bashkia mbi këtë situatën, ndërkohë sipas meterologëve rreshjet intensive do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes së sotme, dhe situata do të vijë duke u normalizuar orët e pasdites të së hënës.
Probleme moti i keq ka shkaktuar edhe Gjirokastër, ku erërat e forta kanë rrëzuar disa pisha duke shkaktuar probleme në aksin rrugor Këlcyrë-Tepelenë.
Diskutime rreth kësaj post