Bota e futbollit u trondit dje kur papritur danezi Kristian Eriksen, humbi ndjenjat në fushë. Ai ka qëndruar për disa minuta pa ndjenja, ndërsa mjekët ndërhynë me shpejtësi.
Në stadium ka qenë edhe gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve ka zbritur në fushë të shohë gjendjen e bashkëshortit të saj. Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë.
Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.
Diskutime rreth kësaj post