Situata e koronavirusit vazhdon të jetë shqetësuese dhe shifrat e të infektuarve vazhdojnë të rriten. Të dhënat zyrtare të ditës së djeshme raportuan për 50 persona me Covid-19.
Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho ka folur sot në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri, dhe rritjen e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë me Enkel Demin në Abc e Mëngjesit, Dasho tha se i ka ofruar ndihmë Shqipërisë, por shtoi se fatkeqësisht Shqipëria nuk do që të ndihmohet.
“Ne i kemi ofruar ndihmë Shqipërisë madje edhe falas, por fatkeqësisht Shqipëria nuk do të ndihmohet. E kam këshilluar Komitetin Teknik, por jam ndier i zhgënjyer. Këshillat tona nuk janë marrë për bazë.” – tha Dasho.
Më tej, ndërsa iu referua shtimin të rasteve të reja, ai theksoi se ajo çfarë duhet bërë është rritje e numrit të testimeve.
“Duhen më shumë teste, nuk mundesh ta përballosh me kaq teste sa bëhen në Shqipëri. Karantinën duhej ta kishim shfrytëzuar për të riorientuar situatën, të kishim forcuar sistemin shëndetësor. Të gjitha spitalet rajonale dhe qëndrat shëndetësore duhej të ishin përgatitur. Duhet të ketë një portokoll të qartë.
Tërë bota ka aplikacionet e gjurmimit dixhital, ndërsa ne ende nuk flasim për to.” – tha Erion Dasho.
Gjithashtu ai komentoi edhe faktin se strukturat private nuk janë lejuar të testojnë, gjë e cila sipas tij ngre dyshimet se ka një tendencë për të manipuluar.
“Testimi është i mundur. Ka struktura private që janë të gatshme të bëjnë testime, por nuk janë lejuar, gjë e cila të çon në dyshime që ka tendencë për të manipuluar. Kjo tregohet nga fakti që një strukturë private nuk lejohet për të testuar. Sot që ke 80 raste në ditë, duhet të bësh të paktën 800 deri në 1000 teste” – theksoi eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho.
Sa i takon infektimit në QSUT, ai e cilësoi si një gjërat ndër më skandaloze të menaxhimit të situatës.
“Fakti që spitalet, QSUT, është kthyer në vatër transmetimi, kjo është ndër më skandalozet. Ka pasur një papërgjegjshmëri. Nuk është punë mjekësh është punë sistemi. Në Europë flitet për riorientim të sistemit shëndetësor në kohë karantine” – deklaroi Dasho.
Diskutime rreth kësaj post