Një japoneze 40-vjeçare testoi pozitive për koronavirus për herë të dytë. Është rasti i parë i recidivizmit. Gruaja, një guidë turistike, që jeton në Osaka, Japoni, kishte punuar me vizitorë nga Wuhan-i dhe, më 29 janar, ishte shtruar në spital sepse ishte infektuar.
Më 6 shkurt, ajo u nxor nga spitali, por, ditët e fundit u ndje përsëri e sëmurë dhe doli pozitive në testin për koronavirusin.
Midis një shtrimi në spital dhe një tjetër, ajo qëndroi në shtëpi dhe nuk ra në kontakt me njerëzit e tjerë. Pra, a mund të rikthehet “Covid-19”?
Gruaja është gjithashtu i vetmi rast i njohur i infeksionit koronavirus në prefekturën Osaka. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Departamentit të Mjekësisë, Mutsuko Fujii, tha se zyra e saj do t’ia raportojë çështjen qeverisë qendrore në Tokio dhe do të presë udhëzime se si të procedohet.
Diskutime rreth kësaj post