Një sherr i momentit ka përfunduar në gjak, ku vëllai ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar vëllanë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kamzës, në periferi të Tiranës.
I dyshuari për plagosjen është Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz.
Ai akuzohet se në grindje e sipër me të vëllanë M.Preka, 18 vjeç, e ka plagosur me thikë.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq efektivët e komisariatit nr.5 bën arrestimin e 23-vjeçarit si dhe në cilësinë e provës materiale, sekuestruan thikën e përdorur gjatë plagosjes.
Për të hedhur dritë lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.
Diskutime rreth kësaj post