Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar menjëherë pas lajmit se dy të prekur me koronavirus në vendin tonë janë shëruar.
“Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë”, shkruan Manastirliu duke e cilësuar si një lajm të mirë.
Reagimi i Manastirliut:
“Lajm i mirë
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë
Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv
Por JU LUTEM KUJDESTë prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI
Nëse keni shenja të sëmundjes vetëm 127″ – shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post