Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektiv.
Sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për babanë e një personi, që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus. Ky person kishte ardhur nga Italia javë më parë.
Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike. Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.
Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.
Diskutime rreth kësaj post