Kandidati për deputet i PD-së në Dibër, Luan Haka ka denoncuar se në Maqellarë po shpërndahen para në këmbim të votës nga PS.
Në një video “live” të publikuar në rrjetet sociale, Luan Haka shprehet se ka ndaluar një makinë, teksa pretendon se personat brenda saj japin para në këmbim të votës.
Haka thekson se policia nuk i lejon që të kontrollojnë brenda saj.
“Kjo makinë, ky personi brenda po shpërndan lek. Imagjinoni ky është shteti, kjo është qeveria. Tani po presim policinë, kur polici është këtu dhe nuk japin asnjë informacion që të vazhdojmë dhe të hapim makinën. Nuk do lëvizë kjo makinë nga vendi pa u kontrolluar”, – dëgjohet të thotë ai në video.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post