Ministria e Shëndetësisë konfirmoi lajmin se shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi. Ogerta Manastirliu duke konfirmuar se vartësi i saj ishte pozitiv me koronavirus, tha se gjendja është e stabilizuar.
Nuk dihet ende se si u infektua Brataj, ndërsa dy javë më parë ai duket të ketë bërë edhe një “profeci” për veten.
Më datë 10 mars, Skënder Brataj doli në një konferencë për shtyp mes zv.ministren Rakacolli dhe drejtoreshën e ISHP Albana Fico duke i kërkuar shqiptarëve që të qëndronin brenda pasi gjithkush mund të ishte i infektuar.
“Të izolojmë lëvizjet, kontaktet. Për fat të mirë rruga e shpërndarjes është ajo e kontaktit dhe jo e ajrit. Askush nuk e di kush mund të jetë i prekur, mund të jem edhe unë”, tha Brataj duke paralajmëruar kështu padashje atë që do t’i ndodhte.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post