• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA blindon Byronë e Hetimit, 100 mijë dollarë pajisje speciale, Yuri Kim mesazh politikës se po mbaron epoka e pandëshkueshmërisë

3 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë blinduar Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa kanë dhuruar plotë 100 mijë dollarë pajisje speciale, të cilat do t’iu vinë në ndihmë 28 hetuesve të rinj për të çuara përpara luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pardje ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim vizitoi ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku ndodhet edhe BKH, teksa qeveria amerikane dhuroi dy ditë më parë mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për Byronë e Hetimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se gjatë takimit me hetuesit e BKH, ambasadorja Kim iu kërkoi hetuesve që të mos zmbrapsen para çdo presioni dhe të godasin fort të korruptuarit.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e SHBA dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada amerikane.

Pra, kjo mbështetje e hapur që SHBA po iu jep organeve të reja të drejtësisë, sidomos SPAK-ut dhe BKH-së, tregon se amerikanët po përgatisin terrenin për t’i dhënë një hov të ri luftës kundër korrupsionit. Aktualisht Prokuroria Speciale i ka hapur një luftë frontale krimit, duke çuar përpara drejtësisë shumë grupe kriminale dhe zyrtarë të lartë të lidhur me ta. Mirëpo, SPAK në prapavijë po punon edhe me shumë dosje të korrupsionit, ç’ka tregon se mbështetja me pajisje speciale për BKH, do t’i ndihmojë hetuesit të shkojnë tek zyrtarët e lartë.

Por për të treguar se amerikanët mbështesin SPAK-un dhe BKH-në në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara në Shqipëri, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi dje në rrjetet sociale, pas operacionit “Shpirti”, ku u godit një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. SPAK lëshoi 38 urdhër-arreste, mes të cilëve kishte edhe prokurorë, zyrtarë të lartë policie apo administratorë publikë, ndërsa për ambasadoren Kim kjo tregon se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe se sipas saj, pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa pretendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar asgjë. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate, që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh sot, që është një goditje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan ambasadorja Kim.

Paraardhëse

PD reagon pas vendimit të Kushtetueses, kërkon hetim penal ndaj çdo zyrtari publik të përfshirë në shembjen e teatrit

Pasardhëse

Integrimi në BE, ambasadori italian: Mos hapja e negociatave ishte zhgënjim, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Pasardhëse

Integrimi në BE, ambasadori italian: Mos hapja e negociatave ishte zhgënjim, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.