ritania e Madhe është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima. Kryeministri Boris Johnson shprehet se Mbretëria e Bashkuar do mund të kthehet në normalitet vetëm në mes të muajit nëntor.
Gjatë një konference për media Johnson u shpreh se beson që familjet britanike do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor.
“Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë edhe për më të keqen. Plani mbetet për tu kthyer në normalitet mbetet “i kushtëzuar”, tha Johnson.
“Shpresoj sinqerisht që ne do të jemi në gjendje të rishikojmë kufizimet dhe të lejojmë një kthim në normalitet nga nëntori, në kohë për Krishtlindje,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post