Nga: Tomorr Shasho
Nuk e dimë se kur e kush ka thënë që politika është lavire,se politika ngatërron gjithë botën, por duhet pranuar se kjo thënie është e vërtet,sepse është provuar në të gjitha kohërat. Politika nuk është njeri me logjikë, e cila vepron në kundërshtim me rregullat njerëzore. Politika është veprimtaria e një njeriu,i cili merr përsipër të realizojë qëllime të caktuar në shërbim të shoqërisë ku jeton në fusha të ndryshme të jetës: ekonomike, arsimore, shëndetësore e kulturore. Këtë njeri e kanë quajtur politikan/politikane. Jo të gjithë njerëzit,të dy gjinive,kanë aftësi të drejtojnë,të bindin njerëzit në atë rrugë,të cilën politikani/ politikania e quan rrugën më të drejtë të zhvillimit të jetës njerëzore.
Ai/ajo me forcën e fjalës i bind njerëzit,që ta mbështesin në idetë e tij në veprimtarinë për të arritur ato që ka premtuar me fjalë. Ndaj dhe popujt, midis tyre dhe populli ynë, i ka mbështetur e vlerësuar këta politikanë, jo vetëm në lidhje me popullin e tij, por edhe me popujt e vendeve të tjera. E thënë më bukur; këta politikan kanë gëzuar besimin e popullit,sepse kanë realizuar ato premtime që i kanë thënë dhe populli ka pësuar ndryshime në jetën e tij të përditshme në të gjitha fushat e jetës. E burra të tillë nuk i kanë munguar kësaj Shqipërie. Në fillim politikanin me popullin i lidh fjala dhe pastaj vjen veprimi i tyre, i cili tregon se fjala e dhënë është mbajtur. Ata që e kanë mbajtur fjalën dhe kanë ndikuar në zhvillimin e vendit,e kanë merituar vlerësimin nga populli “Burra shteti”, sepse kanë ditur të drejtojnë një shtet. Ata që kanë mashtruar, kanë gënjyer, kanë shikuar interesin personal,pra kanë tradhtuar interesat e popullit,ndryshe kanë premtuar e ndryshe kanë vepruar, atë premtim që i bën njërit,nuk ia bën tjetrit,ai politikan që të hedh dorën mbi sup,por sapo kthen krahët të nxjerr e gjuhën…. këta tipa populli i ka quajtur LAVIRE. Sigurisht laviret nuk janë vetëm, kanë edhe ata/ato dashamirësit e përkrahësit e tyre. Po përse të themi që politika është lavire?
Përse të themi që politika ngatërron dynjanë? Lavire është personi/personi që bënë politikën. Lavire janë ata/ato që veprojnë në kundërshtim më fjalët e thëna,janë ata /ato që veprojnë në kundërshtim me rregullat njerëzore. Ky përcaktim, lavire, në politikë i për ketë më shumë “dueleve” me fjalë midis kundërshtarëve,të cilët paraqesin para popullit veprimtari të ndryshme në drejtimin e shtetit ,apo të ideve të paraqitura. Por tash në veprimtarinë e politikanëve po përdoren emërtimet: gënjeshtar/ gënjeshtare, mashtrues dhe mbi të gjitha po tall prapanicën me popullin. Të kritikosh kundërshtarin tënd para popullit si një person, i cili me veprimet e tij,pra politikën e tij,është kundra popullit edhe pse ai ka me vete një masë të madhe të popullit dhe më pas për arsye të ndryshme ti vete e përqafohesh me të, të thua se këtë e bëra për politikë. Pra të ftosh ti, është tallje me popullin. Të akuzosh tjetrin, kolegun apo kundërshtarin politik duke e cilësuar, hajdut, imoral, shpifës, mashtrues dhe në darkë të puthesh e përqafohesh me të, është tallje me popullin,ose të ka folur goja para mendjes. Ndaj mos të themi se politika si nocion është lavire. JO. Lavire është personi që politikën( veprimtarinë ) fjalët e tij i ka tradhtuar… Nuk është politika nocion pa moral. Pa moral janë ata qe deformojnë politikën nga interesi i popullit.
Diskutime rreth kësaj post