Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë duke sjellë në jetë djalin e regjisorit Eduat Drishaj.
Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.
Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e djeshme Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.
Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.
Ndërkohë, ditën e sotme, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë.
Ajo shihet e veshur me rroba të bardha, teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.
“Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!”, – shkruan Arbana.
Kujtime të tilla janë mjaft të veçanta e padyshim meritojnë të regjistrohen.
Pas lindjes së Diellit, Eduarti ka treguar se është një baba i përkushtuar, duke mos u ndarë fare nga i vogli. Pak ditë më parë ai surprizoi Arbanën, duke i dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën Arbana e ka dashuruar.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post