Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se kryeministri Rama e di që zgjedhjet e ardhshme do ti humbasë dhe madje bindshëm.
“Është e qartë përballë opinionit publik, por edhe ndërkombëtarëve që Edi Rama është i vetmi person që nuk kërkon që të ketë një reformë zgjedhore konsensuale bazuar në një dakordësi që nisi më 14 janar dhe u konkludua më 5 qershor.
Edi Rama i ka ikur asaj dakordësie për një arsye shumë të thjeshtë, ai ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Edi Rama është i qartë që është një humbës në këtë vend jo me një rezultat të ngushtë, por me rezultat të thellë”, – u shpreh ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post