• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sekretari Blinken takon Borrell dhe kërkon nga BE të zhbllokojë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

15 October, 2021
në Botë, Kryesore
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken u takua të enjten në Uashington me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell. Në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit thuhej se sekretari Blinken ripohoi rëndësinë e partneritetit SHBA-BE dhe angazhimin e Uashingtonit për të punuar me Brukselin për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Sekretari Blinken dhe Borrell diskutuan rreth zhvillimeve në Afganistan, çështjen e nisjes së dialogut të nivelit të lartë SHBA-BE mbi Rusinë, si dhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë SHBA-BE mbi Kinën, që pritet të mbahet më vonë gjatë këtij viti.

Në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se Blinken vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kur bëhet fjalë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në të gjithë botën, Bashkimi Evropian është një partner kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht nuk ka asnjë sfidë me të cilën ne përballemi dhe nuk po punojmë së bashku për të”, tha zoti Blinken, raporton VOA. Borrell u bëri jehonë komenteve të diplomatit të lartë amerikan.

Ai tha se “ne (Bashkimi Evropian) duket të jemi partneri më i mirë dhe aleati më i mirë i SHBA-së, dhe marrëdhënia transatlantike është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi me pjesën tjetër të botës“. Borrell e cilësoi takimin një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, veçanërisht sikurse ai tha, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Sekretari Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë nënvizuan gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë në përpjekjet për të rivendosur rendin demokratik në Venezuelë.

Paraardhëse

Baton Haxhiu lëshon deklaratën e fortë në mes të studios: Ky është deputeti që ndërmjetësoi për shpëtimin e Berishës

Pasardhëse

Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, ja kush janë të parë që zbarkojnë në selinë rozë

Pasardhëse

Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, ja kush janë të parë që zbarkojnë në selinë rozë

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.