• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Scholz: BE nuk mund të përballojë të ketë veto kombëtare për politikën e jashtme

17 July, 2022
në Botë, Kryesore
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 

Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë më që vendet e tij të kenë të drejtën e vetos kur vendoset për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, nëse do që të ketë rol udhëheqës në politikën globale, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një artikull të botuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine të dielën, zoti Scholz thotë se lufta e Moskës në Ukrainë e bën unitetin në Evropë gjithnjë e më urgjent dhe rrit presionin për t’i dhënë fund “bllokadave egoiste” të vendimeve evropiane nga shtetet e veçanta anëtare.

“E thënë thjesht, ne nuk mund të përballojmë më të kemi veto kombëtare, si për shembull në politikën e jashtme, nëse duam që të vazhdojë të na dëgjohet zëri në një botë fuqish të mëdha konkurruese,” shtoi ai.

Zoti Scholz është përballur me kritika nga Kievi dhe aleatët e tjerë perëndimorë se Gjermania nuk ka marrë një pozicion udhëheqës për krizën në Ukrainë, një akuzë që kancelari gjerman e ka mohuar. Agresioni rus, solli një ndryshim të madh në politikën e mbrojtjes së Gjermanisë pas dekadash me një rol të kufizuar ushtarak. Konflikti e ka nxitur gjithashtu Berlinin drejt një roli më aktiv në politikën e jashtme në arenën globale, falë edhe presidencës së radhës në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara këtë vit.

Zoti Scholz tha se G7 dhe vendet e tjera mund të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për krizën ushqimore në botë, ndryshimin e klimës dhe pandeminë nëse Gjermania merr rol përparësor për Evropën dhe botën. Ai tha se Gjermania do të bëjë propozime për politikën e përbashkët evropiane të migracionit, konsolidimin e mbrojtjes evropiane, sovranitetin teknologjik dhe qëndrueshmërinë demokratike në muajt e ardhshëm./VOA

Paraardhëse

Armando Broja me një këmbë në Perëndim të Londrës, Chelsea nuk e shet por projekton huazimin e radhës

Pasardhëse

Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë

Pasardhëse

Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.