Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit, vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga termeti në Shqipëri.
Perveç kësaj shumë të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.
Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.
Diskutime rreth kësaj post