• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sami Frashëri” është gati, Erion Veliaj: Basti i atyre që bllokojnë punët është i humbur

25 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
186
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zhvilloi një inspektim të fundit mbi ecurinë e punimeve në shkollën “Sami Frashëri”, për të cilën tha se është qershia mbi tortë e projektit për ndërtimin e mbi 40 shkollave në Tiranë.

“Do jetë shkolla më e madhe dhe më e bukur në Republikën e Shqipërisë. “Sami Frashëri” u dëmtua nga tërmeti dhe fatkeqësisht u politizua. U them kolegëve të mi në anën tjetër të politikës: Mos vini bast kundër progresit, mos vini bast kundër së ardhmes, sepse është bast i humbur! Kush kacavirret për të bllokuar njëherë këndin e lojërave, pastaj një shkollë, e mandej një shesh, Pazarin, Kalanë e Liqenin, është i destinuar të humbë sepse qyteti është i destinuar të fitojë. Kjo shkollë ka prodhuar gjysmën e qeverisë sonë, por ka prodhuar edhe më shumë se gjysmën e opozitës sonë. Të zihemi për shkolla në vitin 2022, duke bllokuar punët publike, është një stil i vjetër i shëmtuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nuk është aspak e hijshme të bllokohen punët e mira dhe cilësore. “Të zihemi për shkolla në vitin 2022 është stili që mbajmë mend nga “Samiu” i viteve ‘96-’97-’98. Por, ajo ishte një Shqipëri tjetër, e cila jetonte me krizën e piramidave. Këtë s’mund ta themi në vitin 2022. Vetëm kjo shkollë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për emancipimin e vendit, përfshirë të gjithë krahët e politikës. Ndaj, është shumë e rëndësishme të ecim përpara, të sigurohemi që brezi i ri mëson nga gabimet e brezit tonë dhe brezit më përpara, për të mos penguar njëri-tjetrin dhe për të mos penguar progresin e qytetit dhe vendit tonë”, nënvizoi ai.

Kreu i Bashkisë tha se kjo do të jetë shkolla e së ardhmes, me kapacitet të shtuar, e që do i rrisë akoma më tepër vlerën zonës përreth.

Veliaj tha se maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri”, do të zhvillojnë ceremoninë e diplomimit në mjediset e e reja të shkollës së transformuar.

“Ne kemi vendosur një standard për shkollat e së ardhmes. Një apartament shitet më shtrenjtë dhe më shpejt kur ka afër diçka të bukur, sidomos kur ajo është shkollë. Lajmi i mirë për të gjithë maturantët që diplomohen këtë vit, të cilët janë brezi i tërmetit dhe i pandemisë, që mësimin e kanë kryer në shkolla të tjera, është se mund ta bëjnë festën e diplomimit te palestra e re gjigante e ‘Sami Frashërit’. Ndërsa, ceremoninë e përurimit do ta kemi në shtator, kur të hapet viti i ri arsimor”, përfundoi Veliaj

Paraardhëse

SHISH zbardh përgjimet të tjera, si u zbulua spiuni i huaj me nofkën “Rezidenti”

Pasardhëse

Kryeministri Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Pasardhëse

Kryeministri Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, aktori Irgen Çela: Ba, ky kërcim është për ty

Nga lajme2
9 December, 2023
0

Irgen Çela rrëfeu në “Dancing With The Stars” vitin në të cilin ka marrë goditjen e vështirë të jetës. Aksidenti...

“Ke ndonjë problem me bukuroshet?” Ironi mes Oltës dhe Valbonës në DWTS

9 December, 2023

“Familja kërkon gjak!” Vëllai i Liridonës i përgjigjet babait të Naimit: Mos më dil para

9 December, 2023

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

9 December, 2023

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: Do punoj me përgjegjësi

9 December, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.