Numri 2 i PS, teksa pa ripostuar statistikat e publikuara nga kryeministri Rama për të punësuarit ën biznesin e vogël nuk lë pa ‘thumbuar’ Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Deri në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013. Nisur nga këto statistika Balla shkruan se për këtë shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit.
Sipas Ballës, rritjen e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES
shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit, ku në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013. Madje këtë e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.”, ka shkruar Balla.
Diskutime rreth kësaj post