Ish-deputeti i PD Ervin Salianji komentuar fjalimin e kryeministrit Rama ditën e djeshme në Elbasan në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Salianji u shpreh se kryeministri në atë takim dukej i konsumuar, sikur po jepte fjalimin e lamtumirës.
“Shqiptarët dje prisnin që Edi Rama t’ju thoshte sesi do të bëhen shumë gjëra që kanë lidhje me shkollën, më çdo gjë. Fjalimi dukesh si fjalim lamtumire. Tregohej një njeri i konsumuar dhe i degraduar. Ata persona që paraqiti janë të degraduar, janë të njëjtët fytyra dhe njerëz të babëzitur që me fytyrat e tyre kanë laruar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Në vend pasurohen 10 persona”, – tha Salianji.
Ish-deputeti nënvizoi se opozita e bashkuar i ka kaluar kandidatët në filtra, do të nxjerrë më të mirët në garë dhe do të arrijë fitore në zgjedhjet e vitit 2021.
“Tashmë pritet vetëm rotacioni politik. Rama nuk është i interesuar për të luftuar korrupsionin dhe pasuruar shqiptarët, por është i interesuar të bëjë propagandë. Gjeti se PS e ka humbur mbështetjen tashmë në popull.
Padiskutim ishte një fjalim lamtumire. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së bëhet me kujdes. Edhe dje ambasadorja amerikane tha se listat nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar. Pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra”, – tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post