Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot prerë se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri. Berisha tha se nuk ka forcë në botë që ta ndalojë që ai të ushtrojë besimin që i kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë.
Ai u shpreh se Basha i ka kërkuar transparencë ambasadores Yuri Kim gjatë takimit.
“Nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit me Yuri Kim fakte, prova dhe dokumente”, – u shpreh Berisha, duke shtuar se “vendimet e marra pa fakte tregojnë mungesë karakteri”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post