Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas drekës me Vjosa Osmanin. Ai ka zbuluar çfarë ka diskutuar me Vjosa Osmanin, ku tha se trau mes Kosovës dhe Shqipërisë është një akt armiqësor.
“Pata një drekë me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Shfrytëzova rastin të diskutojmë gjerësisht problemet përballe dy vendet sot, e falenderova për çështjet e mëdha që ngriti në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e zigrafit të genocidit serb përben një akt flagrant. Presidentja foli në parlament dhe në emër të mbarë shqiptarëve , foli jo vetëm të shqiptarët që sot janë gjallë por të gjeneratave të tëra që janë shuar dhe qe janë masakruar barbarisht nga racistët serb nga 860-1999. Trau është akt armiqësor ndaj Kosovës dhe Veriut”, shprehet ndër të tjera Berisha.
Diskutime rreth kësaj post