• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha kryetari zyrtar i PD

21 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, ka marrë fund përplasja e gjatë mes palëve në Partinë Demokratike se kush e përfaqësonte atë zyrtarisht. Gjykata e Apelit vendosi sot të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues, zotin Berisha.

Trupa gjykuese nuk dha shpjegime mbi vendimin e marrë, i cili pritet të zbardhet me vonë, por duket se anëtarët e saj nuk kanë patur shumë dilema. Pasi u tërhoqën, ata e njoftuan verdiktin në më pak se një orë.

Gjatë seancës gjyqësore, përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso, kërkoi pikërisht që të mos pranohej ankimimi i bërë nga zoti Enkelejd Alibeaj, duke arsyetuar se procesi në shkallën e parë kishte qenë pa palë, e për këtë arsye nuk legjitimohej në kërkesën drejtuar Apelit.

Zoti Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpe, reagoi përmes një postimi në Facebook. “Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mënxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkruajti ai.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, pozitat e zotit Basha dobësohen edhe më tej, pas rezultatit zhgënjyes që grupi i tij, i cili mbante siglën e PD-së, mori në zgjedhjet për pushtetin vendor më 14 maj të vitit të kaluar, e më tej kur në shtator humbi mbështetjen dhe të grupit parlamentar. Nën drejtimin e Gazmend Bardhit, pjesa dërrmuese e deputetëve u bashkua me mbështetësit e zotit Berisha në parlament.

Ish kryeministri Berisha, nuk humbi kohë për t’iu drejtuar me një thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen. “Sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me Flamurin e saj, pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar”, shkruajti zoti Berisha.

Zoti Basha nuk ka reaguar, por ka njoftuar për një mbledhje të strukturave gjatë pasdites.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Rithemelimit dhe lëvizjes së ndërmarrë nga zoti Berisha, si një reagim ndaj përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë me vendim të kryetarit të atëhershëm Basha për shkak të shpalljes “non grata” të ish kryeministrit, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Vendimi u ankimua në Gjykatën e Apelit, së cilës iu desh një vit për të vendosur që çështja të rikthehej në Shkallën e parë. Por zoti Berisha e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo Gjykatë e riktheu rastin sërish në Apel, duke urdhëruar që të kishte një tjetër trupë gjykuese./VOA

Paraardhëse

Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të Çyrbes: Edi Rama, Kryeministër i marrë peng nga bandat

Pasardhëse

“Po i afrohem edhe unë kohës që do të ulem në atë anë”, Rama-pensionistëve: Jam i vetmi kryeministër që jam futur në thikë dy herë në spital publik

Pasardhëse

“Po i afrohem edhe unë kohës që do të ulem në atë anë”, Rama-pensionistëve: Jam i vetmi kryeministër që jam futur në thikë dy herë në spital publik

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.