Përplasja e fortë mes drejtorit të Përgjithshëm të ‘Top Channel’, Ben Blushi me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin ka bërë dhe një padi për shpifje, vijon prej kohësh.
Madje edhe sot Berisha e ka sulmuar sërish Blushin përmes një postimi në rrjetet sociale ku e akuzon se ka falsifikuar firmën e së bijës për të blerë një lokal në Korçë.
Mirëpo pas vëmendjes që opozita po i kushton sulmit ndaj Blushit ka ardhur reagimi i fortë nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani shkruan se beteja opozitare është zhvendosur nga Rama tek Blushi, një fakt që e çudit duke qenë se Blushi nuk merr më asnjë vendim politik.
Shkrimi i plotë:
“E pabesueshme që në atë pak hapësirë publike të opozitës, zënë vend “bëmat” e Ben Blushit familjarisht.
Druaj se asnjë ministër i qeverisë së sotme nuk ka marrë aq hapësirë nga kritika e mediave pro opozitë…
More me cilin është beteja opozitare, me Ramën apo me Blushin?! Ky i fundit nuk merr asnjë vendim në emrin tonë dhe si jep askujt hesap për punët e veta.
Sinqerisht se kuptoj!
Po na shitet Rama si politikani e modeli më i pastër në këtë vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër…”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post