• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha fundoset nga DASH, themeluesi i PD del me deklaratën e fortë

20 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
150
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Zenel Hoxha ka reaguar sot lidhur me lajmin e bujshëm që u njoftua dje nga Sekretari amerikan e Shtetit, Antony Blinken; Berisha dhe familja e tij shpallen “non-grata”.

Hoxha thotë se një erë e re po fryn, një kohë dhe një këmbanë e cila paralajmëron për një të ardhme tjetër.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Hoxha thotë se tashmë ka ardhur momenti që historia dhe drejtësia të hedhin në kosh politikanët e vjetër dhe të korruptuar, që në shumë vite abuzuan si pa të keq me pushtetin që iu dha vetë populli shqiptar.

Postimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten jo vetëm aleati strategjik i Shqipërisë, por edhe miku dhe mbështetësi historik i çështjes shqiptare. Vendosmëria e SHBA për të ecur krah për krah me Shqipërinë në Ballkan është e sprovuar tashmë. Më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kemi koherencën e nevojshme për ta parë me largpamësi këtë fakt.

Pavarësisht se si shkon më tej situata, tronditja që erdhi sot nga përtej Atlantikut është një këmbanë. Një këmbanë që nuk zhbën historinë e shkuar, por që paralajmëron se koha e së ardhmes ka ardhur. Kjo kohë llogaridhënieje, thyerjeje e paprekshmërisë dhe barazie përpara ligjit duhet të bëhet kredoja jonë e re. Kjo kohë duhet të shërbejë për të tejkaluar të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, demokracinë në zhvillim të vendit, pasuritë tona kombëtare dhe, mbi të gjitha, me aspiratat tona kombëtare.

Qofshin ata në të shkuarën, por mbi të gjitha në të tashmen tonë, kur sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë. Drejtësia është e verbër dhe prandaj ajo duhet të mbetet jo-diskriminuese ndaj veprave korruptive dhe cënimeve të rënda të besimit të votuesve. Përtej drejtësisë, është momenti për të parë drejt e në sy dhe të ardhmen e politikës në Shqipëri. Është momenti që historia, nëpërmjet nesh, të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur. Në Shqipëri, era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut.” – shkruan Hoxha.

Paraardhëse

“Dënimi i Sali Berishës, nuk më lumturoi”, befason me deklaratën Elisa Spiropali, tregon se kush mund t’ia ketë shkruar fjalimin Lulzim Bashës

Pasardhëse

Artan Hoxha i kujton Adriatik Llallës deklaratën e dikurshme: Donald Lu të doli borxh, po e refuzove ti (FOTO)

Pasardhëse

Artan Hoxha i kujton Adriatik Llallës deklaratën e dikurshme: Donald Lu të doli borxh, po e refuzove ti (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.