Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Grupi i Rithemelimit kanë hyrë rreth orës 13:45 të së hënës në selinë e PD-së.
“Çmenduria e zotit Basha, i ka vënë syrin të gjithë karrigeve, i ka marrë të gjitha në zyrat e tij, nuk i mjafton vetëm e tij. Kemi ardhur këtu për të treguar vullnetin e popullit”.-tha Berisha.
Deklarata e Berishës:
“Do të diskutojmë në lidhje me problemet e rëndësishme të së ardhmes, tani ne do të ngjitemi sipër, nuk kemi asnjë lloj problemi.
Tani Komisioni ka aspektin e vetë burokratik, ka aspektin e vetë politik. Jo nuk futet njeri në zyrën e Bashës, nuk kemi ne punë, ne sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje, deputeti Basha deri në datën 18 duhet të reflektojë mbi vendimin e Kuvendit më të bukur në histori.
Jo, jo, jo, sot futem në selinë e PDsë si një prej anëtarëve të Komisionit të Themelimit.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post