Ish-kryeministri, Sali Berisha njofotn lëvizjen e papritur. Ai thotë se do të thërrasë në takime deputetët e grupit parlamentar të PD.
Pjesë nga intervista
Berisha: “Do filloj t’i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh Berisha.
Çim Peka: Do thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?
Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë.
Diskutime rreth kësaj post