Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sot fillon zbatimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Deklarata e Berishës:
“Komisioni të fillojë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Gjer me 22 mars të gjitha strukturat duhet në përputhje të shndërrohen në strukturat e anëtarëve që do vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre.. Pasioni, energjia dhe përkushtimi është më i madh se kurrë. Duke u angazhuar me këtë proces demokratët janë të vetëdijshëm se janë në revolucion të pandalshëm dhe me rëndësi jetike. Ndaj dhe ata mbeten të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision dhe detyrë që do kërkohet në avancimin e kaozës sonë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post