Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi seka vendosur ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mirëpo, ai dëshiron që mos ta bëjë ende publike, duke theksuar se do ta thotë në një tjetër moment.
Lideri historik i demokratëve gjithashtu foli edhe për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai nënvizoi se shumë zyrtarë socialist kanë shkuar në punë, pavarësisht se kanë dalë pozitivë me koronavirus.
“E kam vendosur se ku do kandidoj, është top sekret. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin. PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS s’po bën gjë tjetër vetëm po përhap Covid me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen. Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me Covid, kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë c’bëjnë”, tha Berisha në emisionin “Quo Vadis”.
Diskutime rreth kësaj post