Luçiano Boçi ishte i pari nga PD që ia doli të thyejë herësin në zonën e Elbasanit duke e fituar vetë vendin e tij në parlamentin e katër viteve të ardhshme, pasi siguroi 10930 vota.
I ftuar në Fax News, Boçi është pyetur mbi përplasjen e tij me biznesmenin Gjergji luca dhe mbi mundësinë e ndikimit që pati kjo përplasje për të fituar më shumë besim nga populli.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Sa ndikoi përplasja me zotin Luca për ngritjen? Unë e kam thënë që sfida ime ishte personale. Episodi me Lucën ka pasur pasoja pozitive dhe negative. Ka këndvështrime të ndryshme. E kishit parashikuar që do humbnit?
Boci: Jo fare. Një mekanizëm kontrolli për blerjen e votave. Dalja e të dhënave personale, trysnimi i administratës, etj, bëri që rezultati të ishte i tillë. Përgjegjësia e zgjedhjeve është e qeverisë. Kur qeveria nuk funksionon çfarë do të bëjë opozita. U përballëm me një makineri blerjesh votash.
Pyetja: 2021 nuk keni as votat që la Berisha?
Boci: Votat janë rritur. Votat e tjera që lëviznin sipas trysnisë ndaj administratës pastaj … Hapi vende pune fiktive në administrate. Ne themi këto elemente. Ai bllokoi jetën. Ka marrë peng jetën e njerëzve. Nëse ai i merr bukën, i trysnon bukën, ku është politika këtu? Shteti ka marrë peng qytetarin. Ky është një realitet për të cilin ne mbyllim sytë dhe nuk reagojmë ndaj këtij realiteti.
Diskutime rreth kësaj post