Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, i ka befasuar të gjithë teksa ka publikuar në profilin e tij në Facebook përgjigjet e një loje.
Deputeti duket se faqen zyrtare të partisë e përdor për të luajtur me lojëra dhe ‘quiz-e’.
Pasi është argëtuar me pyetësorët “sa herë do të martohesh”, deputeti ka zgjedhur që përgjigjen, të cilën ia japin algoritmat e Facebook ta ndaj me miqtë e partisë së tij.
Facebook ka vendosur ta lërë ‘beqar’ deputetin, duke i thënë se ai nuk do të martohet asnjëherë.
Kujtojmë që Kostaq Papa u vu në qendër të vëmendjes mediatike, pas deklaratës së tij të bujshme në Kuvend, se: “Kur kisha lekë dhe kaçurrela, fëmrat pinin më shumë wiski se ujë”.
Diskutime rreth kësaj post