Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites”, u shpreh se 4 fëmije në vendin tonë jënë të prekur me COVID-19. Mjeku shtoi fëmijët mund të jenë infektuar në spital, por shtoi se probabiliteti që gjendja e tyre të rëndohet apo të ndërrojnë jetë është shumë e vogël.
“Simptomat janë njëlloj, probabiliteti që një fëmijë të kalojë në gjendje të rëndë apo të ndërrojë jetë është shumë i vogël në krahasim me një qytetar, në moshë më të madhe, 0.01% për një fëmijë. Janë bërë tamponët patjetër. Mundësia më e madhe është ta kenë marrë në spital . Është pak e vështirë ta vendosim gishtin se ku e kanë marrë por besoj në ambientet e spitalit”, u shpreh Dritan Ulqinaku.
I pyetur sa do të zgjasë java e zjarrit epidemiologu Ulqinaku u shpreh se nëse vijojmë me këtë trend, situata është e menaxhueshme.
“Të gjithë janë të prekur dhe të infektueshëm. Situata agravon me moshën dhe me sëmundje të tjera. COVID e ka vdekshmërinë 3-4%. Kjo nuk e përjashton rastin që nuk ka edhe të rinj që humbim jetën. Shance nuk ka që virusi të përsëritet. Virusi duhet të bëj një mutacion të dytë, që ne e quajmë dritë. Për momentin ai që e kalon për një vit nuk kthehet”, shtoi më tej ai.
Përsa i përket hetimit epidemiologjik doktori tha që është i domosdoshëm bashkëpunimi i qytetarëve.
“Është thembra e Akilit prandaj kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve. Qe nga qëndrimi në shtëpi dhe adresat e sakta të çdo qytetari. Janë mjekët që shkojnë në shtëpi për të marrë kontakte me pacientët, shenjat etj. Bashkëpunimi me mjekët duhet të jetë i plotë. Nëse fshehim diçka rrezikojmë jetë”, përfundoi epidemiologu.
Diskutime rreth kësaj post