• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha

29 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në edicionin e lajmeve në DritareTv foli për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Gazetarja kujton njohjen me ish-kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe intervistën me Fatos Nanon në ’97-ën, kur e pyeti ku e kishte gjetur Bashkim Finon.

“Në ’97-ën isha gazetare te Koha Jonë dhe bëra një intervistë me liderin e PS-së në atë kohë, Fatos Nano. “Ku e gjetët ju Bashkim Finon.”,-e pyeta. “E gjeta në vezën Kinder” –tha Nano dhe qeshi, duke i dhënë përgjigje pyetjes së madhe që bënin të gjithë ato kohë, ku u gjet ai njeri që e pëlqyen menjëherë të gjithë dhe qetësoi situatën vetëm me pamjen e tij dhe mënyrën e sjelljes.

Ishte një surprizë e madhe emri i tij, si një Kinder surprizë për fëmijët ishte ardhja e tij nga Gjirokastra në skenën politike kombëtare, në atë moment kur shqiptarët po kërkonin shpëtimin, pajtimin, mënyra sesi do të mbyllej kjo gjakderdhje masive. Bashkim Fino ishte emër në historinë tonë. Është ’97 jonë. Kush qe ai që do t’i thoshte PO drejtimit të qeverisë në atë kohë të çmendur siç ishte ’97-ta për Shqipërinë. Shumëkush e ka harruar ’97-ën.

Mbase pakkujt edhe i kujtohet roli i Finos në ’97-ën. E kemi parë Bashkim Finon duke pirë puro, nëpër rrugët e Bllokut, në kafen ku rrinte, në restorantin ku drekonte dhe dukej një personash i zakonshëm, njëri prej nesh. Jo, Bashkim Fino nuk ishte njëri prej nesh, ishte një personazh i veçantë, i cili në momentin më të rëndësishëm politik të Shqipërisë mori drejtimin e qeverisë.

Gjë që nuk e bën dot kushdo. Prandaj është e rëndësishme që Shqipëria e shpalli ditë zie dhe klasa politike u tërhoq nga fushata. Heshti, jo vetëm për të nderuar Bashkim Finon, por edhe Pajtimin Kombëtar. Njeriu i cili i tha po drejtimit të qeverisë “Pajtimi Kombëtar”, në mars. Dhe siç lindi në mars politikisht, ashtu edhe iku në mars, fizikisht”, tha gazetarja.

Paraardhëse

U përjashtua përfundimisht nga gara e 25 prillit, kandidatja për deputete në Tiranë jep mesazhin e fortë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Pasardhëse

Kina mund të çojë në falimentimin e Malit të Zi si shtet, Podgorica i kërkon ndihmë BE-së

Pasardhëse

Kina mund të çojë në falimentimin e Malit të Zi si shtet, Podgorica i kërkon ndihmë BE-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.