Rudina Hajdari ka thyer heshtjen duke u deklaruar në lidhje me mandatin e deputetit.
Përmes një interviste për “VOA”, vajza e Azem Hajdarit shprehet se Parlamenti është oksigjen për vendin dhe demokracinë duke theksuar se e cilësohen vendim të duhur mos djegien e mandatit nga ana e saj.
“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur“, deklaroi Rudina Hajdari.
Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, është kështu e dyta në listën e PD-së, pas deputetit Myslym Murrizi, që nuk pranon të djegë mandatin.
Ky i fundit u përjashtu nga partia pas marrjes së këtij vendimi, ndërsa nuk dihet ende se si do të veprohet me deputeten Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post