Ditën e sotme, deputetja Rudina Hajdari ishte në Gramsh ku bisedoi me shitësit dhe qytetarët, por edhe punoi për disa minuta për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot.
Postimi i Hajdarit:
“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.
Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë.
Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.
Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar.
E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, – shkruan Hajdari.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post