Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit opozitën jashtëparlamentare duke thënë se në këtë periudhë ku jemi pranë hapjes së negociatave, ata janë bërë bllokuesit kryesor të saj.
“Në vend që klasa politike të bëhej bashkë në momentin më kritik të vendit ata janë bllokuesit kryesor të bllokimit të vendit. Sepse ata e dinë mirë se reformat prekim interesat e tyre financiare, personale. Reforma siç është ajo e drejtësisë, zgjedhore”, ka thënë Hajdari.
“Pazarxhinjtë” duke iu referuar zhvillimeve të fundit si manifestimi, sipas Hajdarit po “orkestrojnë krizën e rradhës duke na turpëruar para partnerëve tonë ndërkombëtar”.
“Por e vërteta është ndryshe. Në momente që hapja e negociatave është më pranë se kurrë pazarxhinjtë orkestrojnë krizën e rradhës duke na turpëruar para partnerëve tonë ndërkombëtar, këta bashkërisht luajnë ping pong me të ardhmen e vendit tonë vetëm që të mbrojnë interesat e tyre personale dhe për të prishur të ardhmen e të rinjve tanë.
Këta pazarxhinj do na sulmojnë, do na fusin shkopa, por ne nuk do dorëzohemi. Do ta fusim Shqipërinë në Evropë sepse ne jemi pranë Evropës”, ka thënë deputetja.
Pjesë nga fjala e Hajdarit:
Më lejoni të filloj duke thënë se gjatë këtyre muajve jam munduar të jap kontributin tim që këshilli kombëtar i integrimit europian të luajë rol primar për të çuar përpara axhendën e integrimit europian.
Kur vjen puna te integrimi europian të gjithë duhet të jemi bllok i integruar. Ne duhet të jemi në shërbim të shqiptarëve që presin të ecim përpara. Jam munduar të jem epiqendra e diskutimeve ndërinstitucionale.
Mendoj se në këtë këshill politikanët duhet më shumë të dëgjojnë dhe të marrin mend nga këto sugjerime. Në këtë drejtim duke marrë shkas edhe nga raporti i këshillit, mendoj se ky këshill duhet të jetë më pak burokratik dhe më shumë cilësor. Aktiviteti i këshillit duhet të shkojë më pranë qytetarëve që të informohen se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, të dinë çfarë do ndodhë me procesin e integrimit.
Por e vërteta është ndryshe. Në momente që hapja e negociatave është më pranë se kurrë pazarxhinjtë orkestrojnë krizën e rradhës duke na turpëruar para partnerëve tonë ndërkombëtar, këta bashkërisht luajnë ping pong me të ardhmen e vendit tonë vetëm që të mbrojnë interesat e tyre personale dhe për të prishur të ardhmen e të rinjve tanë.
Në vend që klasa politike të bëhej bashkë në momentin më kritik të vendit ata janë bllokuesit kryesor të bllokimit të vendit. Sepse ata e dinë mirë se reformat prekim interesat e tyre financiare, personale. Reforma siç është ajo e drejtësisë, zgjedhore.
Në rolin e kryetares së këshillit kombëtar europian jam munduar që të bashkëpunoj me të gjitha palët.
Këta pazarxhinj do na sulmojnë do na fusin shkopa, por ne nuk do dorëzohemi. Do ta fusim Shqipërinë në Evropë sepse ne jemi pranë Evropës.
Diskutime rreth kësaj post