Deputetja opozitare, Rudina Hajdari gjatë një vizite zyrtare në Kosovë është takuar me presidenten e Kosovës dhe njëkohësisht kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Hajdari zbuloi edhe çështjet për të cilën u diskutua në këtë takim, ndërsa mbështeten njëra-tjetrën për punën e bërë dhe atë që kanë dhënë për politikën shqiptare.
Kandidatja e ‘Nismës Thurje’ në zgjedhjet e 25 prillit pranoi se ra dakord me Osmanin të punojnë më shumë e më ngushtë për çështjen e Integrimit si dhe betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor e luftës ndaj korrupsionit.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Presidenten e Kosovës dhe Kryetaren e Kuvendit zonjën Vjosa Osmani.
Ndava me të simpatinë për kurajon e treguar në vendimet e marra prej saj, nëpërmjet të cilave nuk pranoi që parimet dhe idealet ti tregtonte për karrierën partiake.
Të jesh grua në politikën shqiptare nuk është aspak e lehtë dhe ne e dimë këtë të dyja. Nuk është e lehtë as të ecësh përpara mbi parime dhe ide duke refuzuar pazaret.
Por koha ka ardhur që kjo frymë e kjo mënyrë e të bërit politikë të jetë modeli që përqafojmë si shqiptare, andej e këtej kufirit.
Ramë dakord me Vjosën të punojmë më shumë e më ngushtë për çështjet e integrimit si edhe në betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor e luftës ndaj korrupsionit”, shkruan Hajdari në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post