Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Ajo tha se nëpërmjet zgjedhjeve dhe listave të hapura, u tregojmë atyre që duam zhvillim në këtë vend dhe që Shqipëria t’u ngjajë vendeve europiane.
“Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë. Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara.
Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj. A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Nëpërmjet zgjedhjeve dhe listave të hapura, u tregojmë atyre që duam zhvillim në këtë vend dhe që Shqipëria t’u ngjajë vendeve europiane.
Edi Rama, nëse ti zgjedh të jesh pjesë e pakicës, do të jesh i humbur, duhet të tregosh se je këtu për shumicën e shqiptarëve”, – tha Rudina Hajdari në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post