Komisioni Evropian dje ka përjashtuar kërkesat e autorizimit të eksportit për maska mbrojtëse dhe ndihma humanitare për Ballkanin Perëndimor si një masë emergjente ndaj luftës së COVID-19.
Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari e cila shkruan se ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë i cili tregon mbështetjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Një tjetër lajm i shkëlqyer për Shqipërinë. Ne jemi në këtë bashkë me Europën për të luftuar COVID-19 & ndërsa ne trajtojmë këtë hit ekonomik dhe plan për rimëkëmbje të menjëhershme ekonomike.
Angazhimi BE ndaj Ballkanit Perëndimor tregon vizionin e qartë për rajonin.” – shkruan Hajdari në postimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post