Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu dha urdhër të gjithë deputetëve të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit që të vendosnin maskën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pikërisht ky ultimatum i Ruçit vjen, pasi ministrja Manastirliu deklaroi dje se përdorimi i maskës në ambientet e mbyllura tashmë është me detyrim.
“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”, – tha ai, teksa dje qeveria e vendosi që të jetë me detyrim në ambientet e mbyllura.
Ndërkohë që deputeti Korab Lita u shpreh se “Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe”.
Diskutime rreth kësaj post