• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Rriten çmimet e naftës në bursa, operatorët në Shqipëri: Do e reflektojmë pas festave

22 December, 2016
në Ekonomi
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimet e naftës janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në bursat ndërkombëtare javët e fundit, duke arritur në 55 USD për fuçi, për shkak të uljes së pritshme të inventarit të naftës së papërpunuar amerikane.

Nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 53.73$ për fuçi, 43 cent më shtrenjtë, duke u rritur me 0.81 pikë përqindje.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare tregtohej me 55.59$ për fuçi, 44 cent më shtrenjtë, duke u rritur çmimi me 0.79 pikë përqindje.

Tregtarët thonë se çmimet më të larta vijnë si pasojë e një pakësimi të pritshëm të inventarëve amerikanë të naftës së papërpunuar, raporton Monitor.

Jeffrey Halley, analist në OANDA në Singapor tha se stoku i naftës së papërpunuar amerikane pritet që të ulet me 2,563 milionë fuçi.

Në vitin e ardhshëm, banka francezë Societe Generale në parashikimin për  tregjet e naftës në dhjetor ha se marrëveshja midis OPEC-ut dhe të tjerë prodhues të mëdhenj të naftës, si Rusia, për të reduktuar prodhimin me pothuajse 1.8 milionë fuçi në ditë nga janari 2017 do të nxisë rritjen e çmimeve nga 40-50$ në fuçi në vitin 2016 në 50-60$ për fuçi në vitin 2017.

Pritshmëria për çmimet relativisht të ulëta për 2017-ën vinte pasi tregjet e naftës priten të mbeten të mirë furnizuara pavarësisht planeve për të shkurtuar prodhimin.

Prodhimi i naftës për 2016 i Rusisë pritet të jetë 547.5 milionë tonë (11 milionë fuçi për ditë), një rritje prej 2.5% nga viti i mëparshëm, tha Ministri i Energjisë, Alexander Novak.

Duke përfituar prej sasisë së madhe dhe relativisht të lirë të naftës së papërpunuar, rafineritë, veçanërisht në Azi, po prodhojnë më shumë naftë se sa tregu mund të thithë.

Kina eksportoi 1.47 milionë tonë naftë diesel në nëntor, 61.8% më shumë se i njëjti muaj një vit më parë.

Eksportet e benzinës u rritën me 64.6% në nëntor në 940 mijë tonë.

Operatorët në Shqipëri: Do e reflektojmë pas festave

Në Shqipëri, nafta këmbehet aktualisht me 165-170 lekë dhe rritja e fundit ishte rreth dy muaj më parë. Ndërsa disa operatorë të vegjël kanë filluar të reflektojnë çmimin, tregtuesit e mëdhenj pohojnë se ata pritet që të reflektojnë pas festave. “Ndonëse nafta ka vazhduar të rritet në bursa nuk e kemi shtrenjtuar më çmimin”, thonë tregtuesit, por ata shtojnë që do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë nëse vazhdon kjo tendencë.

Paraardhëse

Funerali i ambasadorit të vrarë, Putin largohet nga ceremonia

Pasardhëse

Mustafa: Planifikojmë të kemi rritje të buxhetit në vitin 2017

Pasardhëse

Mustafa: Planifikojmë të kemi rritje të buxhetit në vitin 2017

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.