Komisioni i Sigurisë po diskuton sot lidhur me dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu mbrapsht ligjin për ‘’Policinë e Shtetit’’.
Lidhur me kthimin e ligjit, deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ka thënë me ironi se kalimi i tij në prag të zgjedhjeve nuk i bën mirë as vetë mazhorancës.
“E parë në kompleks. I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Shtova dhe faktin që ne jemi në prag zgjedhjesh. Për të mos njollosur dhe me të padrejtë, figurën e pjesës së Policisë, që po njollosen nga 200-300 veta.
Është njollosur gjithë trupa. Jo vetëm edhe pjesa më vogël e asaj që quhet formalisht opozitë, që ka braktisur Kuvendin, dhe gjithë ky tension artificial. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop para 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje.
Nuk di si do ju thotë Rama tani, se në 2017 u tha varni kapelet pas orës 4 e bëni vota për PS, tani do ju thotë mos i varni po merrni e përgjoni. Jam kundër këtij ligji. E di që nuk ju ka ardhur mirë. Keni kartonat deri më 25 prill më pas shihemi apo nuk shihemi si të vendosë sovrani”, u shpreh Murrizi në Komision.
Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës thanë se kalimi i këtij ligji nuk ka asnjë prapaskenë, dhe se Meta nuk ka pse të ndihet i frikësuar në rolin e tij.
Diskutime rreth kësaj post