• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Rreziku në centralin bërthamor në Zaporizhia, shefi i OKB-së niset urgjent drejt Ukrainës

16 August, 2022
në Botë, Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt. Fabrika është ende duke u operuar nga teknikë ukrainas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndihmojnë në organizimin e një vizite të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Zaporizhia nga Kievi, por Rusia tha se çdo mision që kalonte përmes kryeqytetit të Ukrainës ishte shumë i rrezikshëm.

Të shtunën, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe nga OKB-ja, të cilët mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave kimike të Ukrainës në Detin e Zi.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore./REL

Paraardhëse

Plani i Ramës për të nxjerrë nga politika me ligj Berishën dhe Metën

Pasardhëse

Tensionet në veri, flet Presidenti Begaj: Serbia hiqet sikur është neutrale, qeveria e Kosovës tregoi maturi

Pasardhëse

Tensionet në veri, flet Presidenti Begaj: Serbia hiqet sikur është neutrale, qeveria e Kosovës tregoi maturi

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.