“La Gazzetta dello Sport” shkruan se futbollisti portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është i tërheqyr nga ideja e kthimit tek Manchester United dhe se për këtë arsye është i gatshëm të pranojë uljen e pagës.
Kontrata e Ronaldos me Juventus skadon në qershor 2022, por ai po mendon të largohet nga Zonja e Vjetër sepse sezoni nuk shkoi siç ishte planifikuar. Juve është në telashe financiare dhe kjo është ndoshta arsyeja kryesore për formimin e Super Ligës, një projekt që “zgjati” vetëm 48 orë.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se donte ta shihte Ronaldo-n në ekipin e tij dhe presidenti i Real Madrid Florentino Perez ka thënë se kthimi i portugezit në klubin mbretëror nuk do të kishte kuptim.
Ronaldo aktualisht fiton 31 milion euro në sezon, dhe një pjesë e kësaj page duhet të hiqet nëse ai dëshiron të kthehet tek United 12 vjet pas largimit.
Futbollisti 36-vjeçar thuhet se është gati për fitime më të ulëta, por nuk do të pranonte më pak se 20 milion euro në sezon.
Juventus kërkon 29 milion euro nga shitja e Ronaldos, dhe një shkëmbim me Paul Pogba është i mundur. Nga ana tjetër, United nuk është në gjendje të heqë dorë nga francezi.
Diskutime rreth kësaj post