Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook një video me deklaratat e disa qytetarëve në Elbasan, të cilët thonë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet.
Sipas Kryemadhit Rilindja i ka prerë në besë qytetarët, duke i mashtruar dhe varfëruar.
“Qytetarët në Elbasan i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta vetëm për vota të Rilindjes, e cila i ka prerë në besë duke i mashtruar, duke i varfëruar dhe i ka lënë të vetëm.
Më 25 prill qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë do t’i ndëshkojnë me votë. Bashkë sjellim ndryshimin dhe një qeverisje që punon për të gjithë shqiptarët”, – shkruan Kryemadhi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post