Me anë të një njoftimi zyrtar nga Bashkia e Pukës bëhet me dije se janë mbyllur kopshtet dhe çerdhet e qytetit. Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
Njoftimi i Bashkisë Pukë:
“Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID➕ në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
Ju faleminderit!” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post