Këngëtarja Eneda Tarifa u rikthyer sërish në spektaklin e Portokallisë pas largimit të moderatores Xhemi Shehu. Një lajm ky që sot është konfirmuar zyrtarisht nga aktori Florian Binaj.
Binaj ai që ka publikuar një foto përkrah Enedës gjatë provave dhe e ka uruar këtë të fundit për rikthimin.
“Mirë se u ktheve”, ka shkruar Flori shoqëruar me figurën e një portokallieje.
Sezoni i ri i spektaklit të humorit është shoqëruar me lëvizje të shumta. Si fillim Xhemi Shehu pranoi se ishte larguar nga Portokallia dhe pas saj edhe aktoret, Renada Caci e Egla Ceno. U përfol se edhe Salsano Rrapi kishte hequr dorë, por ai e mohoi vetë këtë gjë, përmes një fotoje përkrah aktorit Erdit Asllanaj e duke etiketuar Portokallinë në Instagram.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post