Regjisori i njohur Edmond Budina, një nga zërat më aktivë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja, ka folur lidhur me lajmin që po qarkullon në media se ai është i infektuar me koronavirus.
Ai pranoi se pasi bëri tamponin rezultoi pozitiv me koronavirus, por tha se pavarësisht kësaj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Budina tha:
“Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi.”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post